Ditën e djeshme kryeqyteti sot u trondit nga vdekja e një çifti. Jawsackie Jaboah, nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri me shumë gjasa që të takonte të dashurin e saj 26-vjeçar, pa e ditur që ai do t’i merrte jetën.
Arsyeja e ardhjes së 31-vjeçares në Shqipëri ishte për t’u sqaruar me të dashurin e saj, për konfliktin që nisi mes tyre online. Mirëpo, duket se sqarimi për xhelozinë përshkallëzoi në përdorimin e thikës nga ana e Priës, i cili goditi disa herë në gjoks të dashurën e tij, e cila e plagosur rëndë ka mundur të zbresë poshtë 8 kate për të kërkuar ndihmë dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital.
Klinton Pira nuk e fshihte marrëdhënien e dashurisë me 31-vjeçaren, duke postuar hera-herës foto me të në Facebook, duke mos ia kursyer as fjalët dhe premtimet e dashurisë. Megjithatë duket se do të zgjaste fare pak, e të gjithë premtimet do t’i merrte “era”, e Klintoni do të kthehej në vrasësin e saj.
Ndërsa në lidhje me ngjarjen janë zbuluar detaje të reja ku mësohet se 31-vjeçarja ganeze me pasaportë franceze kishte mbërritur në Shqipëri vetëm gjatë mesditës së djeshme. Ndërkohë që i dashuri i saj, Klinton Pira nga Dibra kishte ardhur në Shqipëri një muaj më parë.
Familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit. I riu, me origjinë nga Dibra, kishte shkuar në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme, duke u martuar me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah për të siguruar edhe ai dokumentat franceze. Megjithatë duket se marrëveshja u kthye në një histori dashurie.
/Priza.al/