Një ditë pas gruas, sot është paraqitur në SPAK, Elman Abule, biznesmeni jo shumë i njohur për publikun.
Ai ka shtetësi belge dhe është përfshirë prej gati një dekade në botën e tregtisë, kryesisht në aktivitetin e metaleve. Abule ka ruajtur një profil të ulët publik.
Gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito u thirr dje në Prokurorin e Posaçme në kuadër të hetimeve të hapura ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Për të njëjtën arsye shkoi sot edhe bashkëshorti i saj, Abule. Në fund të muajit dhjetor ishte vetë kryetari i bashkisë Tiranë u paraqit dhe dëshmoi në SPAK.