Një ditë pasi u rrëmbye në autostradën Durrës-Tiranë, Indrit Beqiraj dhe vëllai i tij Gentian Beqiraj, janë arrestuar nga Policia e Durrësit, mbi akuzën e vrasjes së mbetur në tentative ndaj Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumit’.
U bë me dije se vëllezrit Beqiraj kanë pretenduar se për llogari të Kasandër Nogës, kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut. Por kanë arritur që ta kryejnë dhe për të vrarë Hasanbelliut ka shkuar një grup tjetër që kanë vrarë gabimisht kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë. Hetimi nisi pas pengmarrjes së vëllezërve nga ana e Agron Bejdollit i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente./Ballkanweb