Djegia e autobusëve në ish-Uzinën e Autotraktorëve, ja për çfarë dyshohet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tre autobusë të linjës së “Ish-Uzinës së Autotraktorëve” u përfshinë nga flakët në parkingun e një firme private në rrugën Ali Demi.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti elektrik në një prej autobusëve, duke shpërndarë flakët dhe djegur edhe dy autobusët e tjerë që ishin parkuar pranë.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të shuar zjarrin, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *