Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për aksident tragjik të ndodhur në Bullgari, ku deri më tani raportohet për 46 të vdekur, mes tyre 12 fëmijë.
Xhaçka i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe thotë se në atë aksident, kanë humbur jetë 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria, thotë Xhaçka, është pranë popullit të saj në Maqedoninë e Veriut në këtë moment të vështirë.
Postimi i Olta Xhaçkës:
“Dhimbje e madhe për 46 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë!”
/Priza.al/