Të tjera detaje janë bërë punlike në lidhje me djegien e makinës në zonën e Alliasit. Policia po heton dy pista.
Sipas grupit hetimor pronari i automjetit ka pasur konflikte me ish-të dashurën e tij.
Ndërsa në deklaratën në Polici, gjatë denoncimit, pronari i mjetit ka shprehur dyshime se autori i ngjarjes mund të jetë edhe një familjar i afërt i tij me të cilin kanë pasur konflike së fundmi.
Policia pritet të marrë në pyetje dhe të afërmin e pronarit të mjetit për të zbardhur më shumë rreth konfliktit dhe nëse ky person ka gisht në djegien e mjetit.