Edhe pse koha po tregohet shumë tekanjoze me temperaturat e ulëta, zyrtarisht jemi në sezonin e verës. Të gjithë mezi presim të freskohemi në det dhe të shijojmë rrezet e diellit.
Trendet e modës gjithmonë i kanë diktuar influenceret me famë botërore dhe ndër to janë edhe motrat Kardashian.
Sipas postimeve dhe veshjeve të bikinit që ata kanë ekspozuar duket se tashmë janë ‘vulosur’ ngjyrat dhe format që do të shohim këtë verë në plazhe.
Që nga ngjyrat e thjeshta e neutrale, te ato të ndezurat në neon e deri te modelet e komplikuara, por sigurisht nga ato që theksojnë linjat trupore.
Ju sugjerojmë t’u hidhni një sy trendeve të kësaj vere.