Djem mbani shënim! Nëse doni të jeni në krah të Hygerta Sakos duhet të keni patjetër këto cilësi!

Hygerta Sako është një nga moderatoret më seksi dhe më të përfolura në median rozë. Së fundmi, e ftuar në një studio televizive ajo ka folur pak rreth jetës së saj duke e lënë të hapur mundësinë se edhe pse është mama single, ajo e mirëpret dashurinë në jetën e saj. Hygerta ende mendon, se atje jashtë ndodhet ende princi i kaltër i cili herët ose vonë do të shfaqet në jetën e saj.

Ajo është shprehur se vajza për të, asnjëherë nuk ka qenë ‘pengesë’ për të krijuar një lidhje dashurie pasi secili njeri në jetën e saj ka vendin e vetë dhe kohën e vetë.

‘Pse duhet ta mbyll jetën time, unë 26-vjeç jam. S’ka lidhje që jam një mama single. Vajza ka kohën dhe rëndësinë e vet, po sigurisht edhe jeta ime është shumë e rëndësishme. Unë po e pres akoma princin e kaltër, por duhet të ketë humbur rrugës, ose ka humbur adresën, por unë do ta gjej. Adresën e shtëpisë nuk e tregoj, tek puna le të vijë’,- tha Hygerta.

 

Për Hygertën mashkulli ideal duhet të jetë i zgjuar dhe të arrijë ta bëjë atë për vete sepse siç thotë ajo, ka ngritur një mur rreth zemrës së saj që nuk lejon njeri të futet brenda.

‘Si të më bëjë për vete? Për romantizëm të shpresoj kot se ka vdekur me kohë e me vak. E para duhet të ketë tru në kokë, se ndryshe nuk më bën dot për vete. Të ketë tru, tru jo pa rrudha. Nëse është i zoti ta kapërcejë murin që kam vendosur në zemrën time, nëse nuk është i zoti…’,-shtoi ajo.

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *