Një tjetër ngjarje ka tronditur Greqinë ditën e sotme ku një 48-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Vrasja e 14 e një gruaje brenda këtij viti ka ndodhur në qytetin e Selanikut në lagjen Polihni.
Çifti në fjalë me prejardhje nga Armenia kishin edhe një djalë 20 vjeç. Bashkëshorti 49 vjeç është dorëzuar mbrëmjen e së dielës në polici duke pranuar krimin.
Kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur viktimën 48 vjeç në shtrat me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga goditjet me thike, ndërsa është gjetur edhe vetë mjeti i krimit.
Sipas dëshmive të para nga fqinjët, vrasësi kishte probleme psikologjike, ndërsa në deponimet e para në polici ka deklaruar se e vrau të shoqen pasi e tradhtonte.
Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka shkuar i vetëm tek departamenti i policisë DI.AS. dhe u tha atyre: “ Djema vrava gruan time ”.
49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar.
/Burimi: Protothema.gr/ Priza.al/