Tenisti i njohur serb Novak Gjokoviç fiton betejën gjyqësore për të qëndruar në Australi.
Gjykata australiane ka vendosur që urdhri për anulimin e vizës për sportistin nga zyrtari i emigracionit të zhbëhet menjëherë. Ky vendim për tenistin do të thotë se ai mund të marrë pjesë në aktivitetin sportiv më të rëndësishëm për të që mbahet në Australi.
Por edhe pse ka fituar betejën ligjore, Gjokoviç duke se do të ketë edhe një përballje të mundshme edhe me një vendim të qeverisë.
Sipas mediave britanike, avokati i qeverisë Chris Tran tha se ministri i imigracionit i Australisë mund të konsiderojë anulimin e vizës së Gjokoviçit përsëri.
Sipas ligjit të imigracionit të Australisë, ministri ka kompetenca dhe liri të jashtëzakonshme për të anuluar vizat për çfarëdo arsye. Z. Tran nuk specifikoi arsyet për të cilat viza e Gjokoviçit mund të anulohej përsëri.
Gjykatësi vuri në dukje se nëse ministri merrte atë vendim, Gjokoviç mund të përjashtohej për tre vjet nga Australia.
/Priza.al/