Presidenti i Republikës,Ilir Meta ka pohuar këtë të martë se kushti i tij për të bashkëpunuar me Ramën pas 24 korrikut është që Kushtetuta të ndryshohet me referendum.
Ai tha se prioriteti i tij pas lënies së detyrës si President do të jetë prioritet integrimi, por në radhë të parë sovraniteti.
“Një kusht kam për ata me të cilët mund të bashkëpunoj pas 24 korrikut: Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum. Ajo Kushtetutë na solli te ky parlament. Se si mund të ngrenë kartonin duke qeshur për të mos pranuar një rezolutë që e kanë propozuar disa deputetë brenda procedurave dhe normave.”, tha Meta.
Po nëse Rama do pranonte që Kushtetuta të ndryshohej vetëm me referendum? Nuk pranon ai referendume, zgjedhje të lira, pranon vetëm këshillimet që jep vetë”, tha Meta.