Dojna Mema dhe Vlashent Sata po jetojnë një romancë të bukur. Për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”.
Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike, ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin. Artisti Vlashent Sata ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku rrëfeu më tepër detaje rreth marrëdhënies së tij me Dojna Memën. Po kështu zbuloi se të dy po planifikojnë të hapin një biznes së shpejti.
“Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, jo vetëm fizikisht. Unë jam me fat. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ tonin, por nuk është ai bebi që mendoni ju. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ që është më tepër në jetën e biznesit”, u shpreh Vlashenti.
Më herët Dojna ka treguar se nuk e ka në plan momentalisht të martohet, dhe madje nuk pret që të bëjë dasmë pa marrë një super propozim romantik nga Vlashenti.