“Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët”, premtimet e Bashës në Lezhë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pritur nga qindra qytetarë në Lezhës. Në takimet që ka bërë me bizneset, ai ka premtuar heqjen e taksave të larta. Kryedemokrati ka vënë në dukje se në plan është për të ndihmuar biznesin e vogël, turizmin dhe të rinjtë.

“Do punojmë si ekip, t’ju çlirojmë nga ankthi dhe taksat e larta. Do largojmë oligarkinë dhe t’i shërbejmë qytetarëve. Të ndalim këtë të keqe.

Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme për zhvillim. Kemi planin për të ndihmuar biznesin e vogël, turizmin dhe të rinjtë. Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët, jo veten. Do të jemi të gjithë bashkë”, tha Basha.

Ndërkohë që përgjatë marshimit, qindra qytetarë e kanë përshëndetur kreun e Partisë Demokratike. “Rama ik” ka qenë fraza që është dëgjuar masivisht gjatë transmetimit të takimit të kryetarit të PD. Në takimet e tij në Lezhë, kryedemokrati shihet i shoqëruar nga Mark Marku dhe kandidati i dytë në listën e PD në këtë qark, Agron Gjekmarkaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *