“Do doja që në krye të PD-së të vinte Grida Duma”, moderatorja shqiptare bën deklaratën e papritur

Moderatorja Dasara Karaiskaj e ftuar në emisionin ‘Why Not’ komentoi mbrëmjen e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.
Karaiskaj tha se në Kuvendin e Shqipërisë duhet të vijnë politikanë të rinj. Ajo ka komentuar edhe ‘trazirat’ në PD, duke thënë se në krye të PD të vinte Grida Duma pasi iku Lalzim Basha.

Roza Lati: Çfarë vitamine i duhet politikanëve në parlament.
Dasara Karaiskaj: Këtu më ke vënë pak në vështirësi sepse politikën s’para e duan. Politikanët duan nga një… pras(presh) e të zhduken njëherë, dhe të vijnë ca politikanë të rinj dhe mundësisht të kenë më shumë gra që drejtojnë partitë. Do doja të ikte Luli të vinte Grida. Do i jepte ca ngjyra të tjera dhe Shqipërisë dhe politikës shqiptare që një parti e fuqishme të drejtohet nga një grua.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *