Sezoni i tretë i “Për’puthen” ka nisur prej pak javësh, ku janë prezantuar të gjithë konkurrentët si dhe kanë nisur takimet e para.
Në puntatën e djeshme, dy vajzat, Ada dhe Arlida, janë treguar të sinqerta dhe kanë treguar se kanë probleme me familjarët e tyre, për shkak se vendosën të bëheshin pjesë e Përputhen.
“Më kanë mbështetur për çdo gjë, por këtë nuk e përtypin dot. Nuk e di, por nuk e konceptojnë dot fare”, rrëfeu Ada.
Me rrëfimin e Adës, në studio u pa që u përlot edhe vajza nga Durrësi, Tola.
“Unë nuk flas me vëllanë tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”, thotë Tola.
Pas rrëfimit të dy konkurrenteve, moderatorja Bora Zemani, u kërkoi atyre që të jepnin një mesazh për familjarët.
“Mami, babi, vëllai, ju dua shumë. Mos e vrisni mendjen fare se do ja dal gjithmonë, siç ja kam dalë”, thotë Ada.
/Priza.al/