“Do e ftosh ish-bashkëshortin?”, Rudina Dembacaj flet për martesën me Mark Frrokun (VIDEO)

Rudina Dembacaj është një prej figurave më të njohura të ekranit shqiptar. Herë pas here deklaratat e saj shkaktojnë bujë dhe kështu emri i aktores është kudo. Javët e fundit ajo është përfolur shumë për jetën e saj private, duke nisur nga një shtatzëni e mundshme, tek planet për martesë me Mark Frrokun.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për të zbuluar se si qëndron e vërteta për thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë. Rudina tha se nuk është në pritje të ëmbël dhe duket se nuk ka në plan të afërt këtë gjë.

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.

Ajo tha se dasmën me Markun planifikon ta bëjë në kishë dhe se do të organizohet brenda këtij viti. Rudina foli edhe për rikthimin në televizion, duke thënë se do të vijë shumë shpejt me një projekt, por nuk zbuloi shumë detaje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *