Hungaria do të jetë shteti i parë në Evropë i cili do të paguajë gazin rus me rubla. Sakaq Ukraina tha se ky qëndrim nuk është aspak miqësor dhe se shkatërron unitetin e Bashkimit Evropian mbi pushtimin rus.
“Nëse Hungaria vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës, ja çfarë duhet të bëjë: të ndalë së shkatërruari unitetin e BE-së, të mbështesë sanksionet e reja kundër Rusisë, të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe të mos krijojë burime të tjera financimi për makinerinë ushtarake ruse. Kurrë nuk është vonë për të dalë në anën e duhur të historisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Oleg Nikolenko.
Ndër të tjera, Hungaria ka mbështetur sanksionet e BE-së për Rusinë, por ndonëse është tashmë e gatshme të paguajë gazin rus me rubla. Hungaria po ashtu ka thënë se nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret si transit për dërgimin e armëve për Ukrainën, e cila që nga 24 shkurti po përballet me agresionin rus