Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar në akuza ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se Rama ia mbylli gojën pasi ndërhyri për dosjen Muzin. I ftuar në “Open” në News24 Berisha nuk la pa ironizuar edhe ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, duke e etiketuar sërish si ‘guvernatore’.
Po ashtu ai përsëriti qëndrimin e tij se do të garojë për kryetar të PD.
Berisha: Së pari; Unë kam shpallur bashkimin me votë, pasi kisha konstatuar se në mënyrë absolute vota ishte përjashtuar nga partia. Kur kam bërë hapat e parë se di se si do të jetë rezultati. Unë nis një betejë nëse i besoj se është kauzë e drejtë. E fitova mirë, nëse jo tërhiqem. Po çfarë arritëm? U arrit fundi i kryetarokracisë!
Ju kanë akuzuar për kryetarokraci
Unë s’po them se s’do jem kryetar, se për atë po përpiqem dhe do garoj. Nëse përpara që nga themelimi i PD deri në këtë proces, neokratura e saj shkonte nga qendra në bazë, e përzgjedhur. Mund t’ju them se sot në mënyrë absolute përveç Komisionit të Rithemelimit në fillim, s’ka asnjë person, asnjë, të votuar, të përzgjedhur nga Berisha apo komisioni i Rithemelimit. janë pa përjashtim propozime të anëtarësisë dhe vetëdeklarime se do të garojë siç e përcakton statuti. Kjo ndodhi dhe me kandidatët për kryetarë bashkish. Të gjithë ata shprehën dëshirën, dhe me garë iu nënshtruan primarëve. Kjo parti ka shënuar një arritje të madhe. Ky është fundi i kryetarokracisë sa i përket zinxhirit të varësisë.
Asnjë kandidat s’ka guxim të garojë përballë jush
Ja dalim aty. Është fatkeqësi që të të pengojnë qoftë paragjykimit, qoftë degët dhe gjethet të shohin trungun. Ne kemi dashur të ndryshojmë përfaqësimin, të vendosim një raport të ri mes përfaqësuesve dhe të përfaqësuarve. Them se kjo ka vlerë.
PD sot është më e dobësuar..
Nuk besoj se një parti e lirë është më e dobësuar. Jemi këtu dhe askush se mohon manipulimin absolut të ish-kryetarit nga Edi Rama dhe guvernatorja. Do jap shemullin konkret; a u vra një mjek në fushatë? U vra! Një njeri i një familjeje të nderuar. A u vra në procesin elektoral. A deklaroi Basha se u bë një masakër elektorale? U krijua një komision parlamentar në të cilin politikisht dy ishin përgjegjësit, Balla dhe Bardhi. Pa asnjë diskutim. Shpërndarësi i lekëve dhe i kartave po punonte për llogari të Ballës. pse u ndërpre, është i vetmi komision në 30 vite që u ndërpre. Pengmarrja është përgjigja.
Kush u mor peng?
Ata që ishin të implikuar. Si mund të ndërpritet një komision.
Lubonja: Jam dakord që PD pas 25 prillit duhet të merrej me masakrën zgjedhore dhe jo të hynte në atë ulli.
Berisha: Unë se mblidhja dot Lulzim Bashën se Edi Rama i kishte mbyllur dosjen me Engjëll Agaçin. Çfarë kishte opozita për këtë? Të paguaj kusuret e tij? Të paktën kjo opozitë që është sot është e vërtetë.