Do grabisnin argjendarinë me deodorant ‘sqetullash’?!/ Kush janë ‘Bonnie and Clyde’ nga Vlora, që u dështoi ‘misioni’ me shkodranët

Ata ishin nisur që nga Vlora me pikësynime të qarta… të bënin para duke grabitur nëpër rrethe ku nuk i njihnin. Por duket se vetëm dëshirën kanë pasur si të keqbërësve të famshëm pasi nga metodat, mjetet dhe vendi që kanë zgjedhur për të grabitur, ka rezultuar se çifti i hajdutëve vlonjatë ishte thjesht diletant.

Dy te rinjtë nga Vlora, të lidhur me njëri-tjetrin, në dukje si çifti i famshëm amerikan i kriminelëve në vitet ‘30-të “Bonnie and Clyde’, dështuan në përpjekjen e tyre të fundit për të grabitur.

Grabitja në Shkodër/ Burg pa afat për çiftini që hodhën spray në sy pronarëve,burg pa afat për çiftin

Kishin marrë rrugën nga Vlora dhe si “epiqendër” të grabitjes kishin zgjedhur skajin verior, Shkodrën, por pa e menduar se pikërisht aty do t’u ngecte “sharra në gozhdë”.

Nga Vlora në Shkodër/ Këta janë burrë e grua që tentuan grabitjen me ‘antidjersë’ të argjendarisë

Arben dhe Anisa Hoxhaj, nuk e imagjinonin dot se pronarët e argjendarisë në qendër të Shkodrës, që ata tentuan të grabisin duke i hutuar me një deodorant anti-djersë, do të rezultonin aq luftarak dhe të vendosur të mbronin pronën dhe pasurinë e tyre.

Vlonjatët nuk e imagjinonin dot se nuk mund të shkosh për të grabitur me një deodorant sqetullash, e për më tepër në një qytet si Shkodra, ku ndodhin ngjarje edhe më të bujshme se në Vlorë.

Si nisi episodi i grabitjes

Çifti i hajdutëve nga Labëria hynë në dyqanin e bizhuve në qendër të Shkodrës dy ditë më parë të paarmatosur dhe filluan (si klientë normalë) të shikonin bizhuteritë që i ofroheshin nga shitësit.

Në një moment, siç tregohet edhe nga kamera e sigurisë së argjendarisë, vajza, Anisa, nxjerr një antidjersë nga xhepi dhe ia hedh në sy shitësve, burrë dhe grua. Ndërkohë personi që ishte me të tenton të tërheqë bizhuteritë në ikje e sipër.

Por ata nuk ia dolën ta çojnë vjedhjen deri në fund, pasi u përballën me shitësit e dyqanit, që jo vetëm që nuk u hutuan nga veprimi diletant i vlonjatëve, por ashtu të “parfumosur” me antidjersën e Anisës, u janë vërsulur grabitësve duke i qëlluar dhe duke i tërhequr brenda dyqanit për të mos i lënë t’ja mbathnin.

Kështu, pronari i argjendarisë me të shoqen ka rezistuar duke u përleshur me hajdutët e ardhur nga Vlora dhe duke parandaluar grabitjen e dyqanit të tij, ndërsa arratisja e autorëve nuk ka zgjatur shumë, pasi personat janë arrestuar.

May be an image of 1 person and fur coat

Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment, duke bërë edhe arrestimin në flagrancë të të rinjve.

Policia ka mësuar më pas se çifti i hajdutëve kishte udhëtuar nga Vlora për në Shkodër, për të bërë grabitjen. Ata janë identifikuar si Arben dhe Anisa Hoxhaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *