Presidenti, Ilir Meta teksaështë pyetur gjatë deklaratës së tij për mediat në lidhje me deklaratat e Ramës.
Meta tha se SKAK mund të hetojë atë dhe Berishën, por së pari Rama duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur.
“Ne kemi dhe poezinë e pavdekshme të Avzni Nelës. Do e shikoni ju bandën e inceneratorëve se ku do shkojë. A do ju japë zemër ai? Mos pranoni që jeni grup i strukturuar. Mos flisni me drejtësinë?
Mos pranoni se na kanë thënë ministrat e tjerë, pasi Ilirin që na denoncoi me fakte, numra llogarie, me gjithçka, para gjithë shqiptarëve, se në shkurt të vitit të kaluar, 3 muaj para zgjedhjeve, me ato që ka bërë Ilir janë bërë akuzat, atëherë nuk ndërhyjë, se çunat duhet të merrnin votat; në Durrës, Fier, Berat, etj. Të bëhej maxhoranca, pastaj çunat të kenë ça lehtësira, dhe paratë do jenë, paguhen me ato para shkrime jashtë, lobime dhe ajo aferë të quhej; suksesi i madh. Po ato 430 mln euro ku shkuan? Kush do paguaj për to? Do hetojë Saliun ai për Non-grata?”, tha Meta.