Do hidhej me litar nga ura, por nuk ishte e lidhur! 25-vjeçarja keqkupton sinjalin dhe shkon drejt vdekjes

Yecenia Morales u hodh nga 150 metra lartësi, prej urës së ujësjellësit Amaga, në veri të Kolumbisë. Dailymail raporton se 25- vjeçarja u keqkuptua nga sinjali i stafit dhe u hodh pa u lidhur me litarin elastik.

Yecenia Morales dhe i dashuri i saj ishin të të 90-ët që hidheshin atë ditë nga ura, për të provuar hedhjen panoramike ‘Bungee Jump’. Anëtarët e stafit dhanë sinjalin e lëshimit për të dashurin, por Morales keqkuptoi urdhrin dhe u lëshua poshtë, megjithse nuk kishte ende të lidhur litarin elastik në kaviljet. I dashuri u hodh menjëherë pas saj për ta shpëtuar por grupet e ndihmës që erdhën në vendngjarje e shpallën atë të vdekur.

‘Ajo u hutua. Sinjali ishte që i dashuri të hidhej sepse ai ishte tashmë i lidhur me pajisjet e sigurisë,” – tha kryetari i komunës, Gustavo Guzman. Mjekët e spitalit thanë se Morales pësoi një sulm në zemër përpara se të arrinte në tokë, ndërsa i dashuri i saj është ende duke marrë trajtim si rezultat i dëmtimeve të marra duke u hedhur pas saj, dhe thuhet se është në gjendje shoku.

 

/Burimi: Daily Mail/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *