Paraditen e sotme, blutë e Tiranës u vunë në lëvizje pasi morën njoftimin se një shtetas do hidhej nga lartësia e një ndërtese, nëse nuk plotësohej kërkesa e tij e cila kishte të bënte me një kontratë pune.
Shtetasi me inicialet A.J., kishte hipur tek skelat e Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa kërcënonte se do të hidhej nga lartësia. Por situata mori një tjetër rrjedhë për pak çaste, pasi ai u bind për të zbritur.
Ai kërcënonte me hedhje, nëse nuk i sigurohej nënshkrimi i një kontrate pune. Personi në fjalë ka qëndruar disa minuta në skelë, dhe më pas ka zbritur vetë falë negociatave. Policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.