Do i dezinfektonte por dogji 3 mijë euro, banka i kthen mbrapsht paratë menaxheres

Një menaxhere 74-vjeçare izraelite pronash, e fiksuar pas pastërtisë nga frika e Covid19, duke tentuar të dezinfektonte disa kartonedha, i futi ato në mikrovalë, por fatkeqësisht ato morën flakë.

Vlera e tyre arrinte rreth 3.000 euro dhe e detyruar të paguante shumën, ajo i kërkoi bankës që tja kompensonin pasi nuk kishte me se ti paguante.

Departamenti i monedhave më pas ekzaminoi kartëmonedhat dhe gjeti se ato ishin origjinale ndërsa banka vendosi t’i zëvendësonte paratë dhe t’ia kthente gruas.

”Ndihem shumë fajtore sepse nuk janë paratë e mia dhe jam një qytetare e ndershme që nuk kam asgjësuar asnjëherë para. Është e vetëkuptueshme që kartëmonedhat në Izrael përmbajnë fije hekuri që mund të ndezin flakën në mikrovalë”, tha ajo.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, gjasat për t’u prekur nga koronavirusi nga kartëmonedhat apo monedhat janë shumë të ulëta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *