Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me historinë e tradhtisë në Librazhd.
Këtë herë xhaxhain i burrit të 20-vjeçares në Librazhd, pohon se vajza dhe i dashuri i saj mund të kishin përfunduar kufoma aty.
Rrëfimi i Plotë:
Xhaxhai: Kishte hotele, kishte ferra sa të duash, në shtëpi nuk lejohet! Videot nuk i kanë shpërndarë këta moj motër.
Pyetje:Telefonat që kanë regjistruar kanë qenë të këtyre, por fakti që u shpërndanë në rrjetet sociale dhe ajo u dhunua, fakti i dhunës dhe i shpërndarjes së videove është e papreçedent! Ju si e gjykoni?
Xhaxhai: Unë nuk e di që ti kenë shpërndarë vet!
Pyetje: Ju keni qenë prezentë atë natë?
Xhaxhai: S’kam marrë pjesë, skam qëllu aty për momentin.
Pyetje: Keni pasur bisedë me Flamurin mbrapa ngjarjes? Janë bërë pishman?
Xhaxhai: Ata mund të kishin përfunduar kufoma aty, a e more vesh! Siç kanë përfunduar edhe shumë të tjerë, po thuaj a ishte durimi, do vinin t’i merrnin kufoma aty. Do ishte më mirë të ishin kufoma, apo më mirë që u fali jetën? Çuni tre muaj ka që ka ik, edhe kishin llogarit që ta merrnin në shtator, se kanë bërë martesën.
Pyetje: Ju mendoni se ai djali e ka ditur që ajo ka qenë e martuar?
Xhaxhai: Po patjetër! Ja Librazhdi, ne jemi rritur me njëri tjetrin…