“Do jemi atje deri sa puna të jetë kryer”, Ambasada Amerikane jep sinjalin e radhës

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se është e gatshme për të monitoruar zgjedhjet në mbarë vendin. Me anë të një njoftimi në Facebook, Ambasada citon se do të monitorojmë si qendrat e votimit, ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ambasada Amerikane në Tiranë e mbyll mesazhin se procesi i monitorimin do të përfundojë, kur dhe puna të jetë kryer.

Njoftimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.

Gjatë ditës së sotme, në një komunikim me gazetarët, kreu i Komisionit Ilirjan Celibashi u bëri apel votuesve të mos shfaqen në qendrat e votimit me telefon, pasi do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën.

Sa i përket shit-blerjes së votës, Celibashi bëri me dije se ashtu si personi që shet dhe blen votën do të ketë penalitete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *