“Do ju përzërë populli si hajdutë nga zyrat, e meritoni!”, përplasje e fortë mes Mark Markut dhe Maznikut

Një përplasje e fortë është krijuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ndërmjet drejtuesit politik të PD-së në Lezhë, Mark Marku dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Kandidati fitues i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka debatuar me tone të ashpra me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Tejet i revoltuar, Marku i tha Maznikut se populli do i nxjerrë si lecka, si hajdutë nga zyrat. Në kundërpërgjigje, Mazniku ia ktheu se populli e ka dhënë verdiktin me votë. Por Marku i mëshoi fort faktit se kjo erdhi si pasojë e votave të blera.

Debati

Marku: Do t’u marrë populli do tu nxjerrë si lecka, si hajdutë nga zyrat. Do ju përzërë populli si hajdutë nga zyrat, se kështu e meritoni.

Mazniku: Populli ua dha verdiktin me votë.

Marku: Me votën që e bletë ju.

Mazniku: Në qoftë se keni një fije urtësi, uluni dhe shikoni rezultatin.

Marku: Urtësi që të durojmë hajdutët. Urtësi që të durojmë vjedhjet tuaja.

Mazniku: Të kuptoni pse njerëzit ju dhanë atë vlerësim dhe atë përqindje. Shikoni brenda vetes tuaj!

Marku: Kjo është një fjali që e përsërisni të gjithë si papagaj, ndërkohë që vidhni, vidhni.

Mazniku: Nuk do t’ju besojnë njerëzit kurrë.

Marku: Edhe ju do ta shikoni sa të gjatë do e keni kohën e vjedhjes. Do ta shikoni se çfarë do merrni!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *