Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe rritje temperaturash.
Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre anticiklonar në rajonin e mesdheut vijon të diktojë prej ditësh në vendin tonë kushtet e motit. Për pasojë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Por në intervale të shkurtra kohore pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme përgjatë kufirit Lindor.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore vijon të jetë në prezencen e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. POR pjesa tjetër e kontinentit si pasojë e fuqizimit të ciklonit të Islandës do të jetë me vranësira dhe reshje, KU herë pas here reshjet do të jenë dhe në formë rebeshi. Ndërsa lindja e kontinentit do të ketë dhe reshje dëbore.
/Priza.al/