Sapo ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka qenë i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Sidoqoftë, prezenca e Ramës mund të nënkuptojë ndryshimet në qeveri.
Megjithatë deri më tani ndryshimet në qeveri mbeten vetëm sinjale. Thuhet se këto lëvizje Rama pritet t’i bëjë publike më 9 prill, ku do të mblidhet edhe Kongresi i Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje priten edhe ndryshime statutore.
Në mbledhjen e sotme janë diskutuar kryesisht rreth inspektimeve të bëra në terren për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Po ashtu është diskutuar edhe për vendimet që merr bordi për të fiksuar çmimin e karburanteve.
Nuk kanë munguar në këtë mbledhje edhe diskutimet politike pasi socialistët po përgatiten për Kongresin e 9 prillit.