Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”, nuk ka pranuar që përgjegjësia për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për korrupsionin në inceneratorë, të jetë i qeverisë socialiste, por i vet personave.
I pyetur nga moderatori Arian Çani, se “përse nuk bie qeveria?”, kryeministri Rama e ka konsideruar investimin e inceneratorëve si “histori suksesi”.
Edi Rama: Në vendet normale s’do kishte rënë shtetit, përgjegjësia është individuale. Sa më takon mua. Sa herë ulemi në mbledhjen e qeverisë, kam një shprehje, vendi ku jeni ulur, vendin ku jeni ulur ua kam thënë. Tani duhet ta mbani! E mbajnë me punë e rezultate. E kam thënë që nga dita e parë se që në momentin kur drejtësia i kërkon hesap, duhet të përballet se nuk jemi zyrë avokatie.
Më herët vetë kreu i qeverisë e njoftoi në rrjetet sociale për ndjekësit e tij, përmes një fotoje me Arian Çanin.
“Sonte Zonë e Lirë”,- shkruan Rama në foto.
Kjo dalje e kryeministrit vjen në një kohë kur në kampin opozitar, ka përplasje brenda PD-së, ndërkohë që Sali Berisha ka njoftuar protestë më 20 Dhjetor.
/Burimi: Tv Klan/