‘Do më mungosh akoma më shumë’, mos vallë këngëtarja na konfirmoi pjesëmarrjen në Big Brother Vip?

‘Big Brother Vip’ ka nisur prej javësh dhe një vëmendje të madhe po marrin banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pjesë e këtij reality show momentalisht janë 13 personazhe të njohura nga sfera të ndryshme të showbiz-it:

Ilir Shaqiri

Sheila Haxhiraj

Donald Veshaj

Paloma

Beniada Jakic

Sabiani

Semi Jaupaj

Granit Cana

Kledi Hysa

Arjola Demiri

Fifi

Ardit Cuni

Monika Lubonja

Prej ditësh po thuhet se shtëpisë së “BBV” do t’i bashkohet edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj. Mbrëmjen e parë të startimit të këtij programi ajo nuk u shfaq pasi siç ka treguar dhe artistja, si pasojë e infektimit me Covid-19 ka qenë e izoluar. Tani që artistja ka pak ditë që ka kaluar Covid-19, një postim i Beatrix-it në InstaStory ka nxitur dyshimet se ajo mund t’i bashkohet programit këtë të premte.

Ajo ka publikuar një foto të vëllait, Albanit, ku ka shkruar:

‘Më mungon dhe do më mungosh akoma më shumë!’

Sjellim në vëmendje se artisti momentalisht ndodhet në Turqi dhe me frazën ‘do më mungosh më shumë’ duket se i referohet faktit që së shpejti do të bëhet pjesë e ‘BBV’ dhe nuk do të ketë mundësi që të komunikojë më me të vëllain. Epo na mbetet të presim për të mësuar nëse këto zëra kanë të drejtë apo jo.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *