‘Do na sjellësh në Kuvend edhe vettingun e barinjve’/ Basha thirrje Ramës: Voto vetting-un e politikanëve. Shkëputu nga oligarkët!  

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama, që të votojë nismën e opozitës për vettingun e politikanëve.

Mes të tjerash, nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha, pohoi sërish që procesi të nis nga ai vetë.

“Për shpenzimet e luksit, 50 mln euro të Nusretit, do të mjaftonin dhe do të tepronin për një masë njerëzish. Çfarë mund të bëhej me paratë e tjera, që do apo s’do po vazhdon që t’i paguaj falë gojës së shthurur dhe jashtë ligjit që ja njeh  kushtetuta e Republikës. Mund të jepej një pakete subvencioni si në Kosovë.

S’kam dëgjuar një kryeministër në Kosovë që të përdorë fjalor të tillë. Apo në Maqedoninë e Veriut. Produktet e tyre shiten në tregun e Kosovës dhe futen dhe në tregun e Shqipërisë. Çfarë mund të behej me këto para? Për tregun e ligjshëm.

Ty të ka thënë FMN që për shkak të njerëzillikut ke mbi 16 mijë të vdekur më shumë se mesatarja e viteve më parë që ti i fsheh. Apo përpiqesh që të fshehësh mjerimin e shqiptareve me banalitetin tënd, apo për t’i futur grepin opozitës me dërdëllima si ajo që bërë.

Unë s’kam ndërmend që ta kap këtë dem prej këmbësh, të ka kapur ai që të ka sjell prej thonjsh dhe këmbësh. Me thonj dhe kthetra po i heq lëkurën shqiptarëve. Ti do kapur prej brirësh. Ata që duhet të miratojnë këtë buxhet mos të jenë të burgosur të vullnetit të një grupi oligarkësh, siç është psedoshumica e masakrës zgjedhore.

Ne si kemi votat, por kemi vullnetin, ndaj jua kemi sjellë projektin. E keni në tavolinë, vettingun e gjyqtarëve, prokurorëve, të noterëve, ndonjë ditë do të na sjellësh dhe vettingun e barinjve. Ti duhet të kesh përgjegjësi, që një herë në 8 vite more një vendim për qytetarët.

Voto vettingun në politikë! Çliro partinë. Shkëputu një herë nga oligarkët dhe ligjet me  porosi që sjellin në këtë kuvend. Që ta bësh këtë, duhet t’i bindesh një gjykimi të vërtetë dhe të pavarur që të ftoj ta votosh.

Për herë të parë dhe të fundit; kontrolli të nisë nga kryetari i PD-së. Vetëm atëherë mund të dalësh para shqiptarëve dhe të thuash se ato që po thua janë të vërteta”,- tha Basha.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *