“Do paguaj unë…”/ Gjithçka nisi për radhën në market, si u vra 29-vjeçari Jurgen Duka mbrëmë në Tiranë

Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi minutat e para të ditës së sotme në  Tiranë.

29-vjeçari Jurgen Duka u qëllua për vdekje pas një sherri të nisur me një person ende të paidentifikuar në një market.

Duka, në gjendje të dehur kishte shkuar bashkë me mikun e tij O.D. për të blerë në market. Sipas dëshmisë së këtij të fundit në polici, sherri nisi për radhën se kush do paguante i pari. Sipas policisë, Duka ka qënë pjesë e grupit që trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore.

29-vjeçari u arrestuar 1 vit më parë në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri. Nuk dihen ende arsyet se si viktima u lirua nga qelia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *