Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në media gjithashtu u pyet edhe për kandidatët e mundshëm që mund të propozohen nga opozita.
Rama tha se mazhoranca nuk ulet në tryezë me paragjykime dhe nesë opozita do të ketë emër të pëlqyeshëm, do të ketë dakordsi.
Pyetje: Sa e gatshme do jetë për të miratuar një kandidaturë nga opozita?
Rama: Ne nuk jemi ulur në tryezë me paragjykime. Nuk do paragjykojmë nga vijnë këto propozime. Janë përballë nesh në arenën politike, ndërkohë që në këtë çështje jemi në një tryezë. Nëse do vijë një kandidaturë e pëlqyeshme, do kenë 100% dakordësinë tonë. Nëse nuk na pëlqejnë, do propozojnë kandidaturën tonë. Nëse do u pëlqejë propozimi ynë, do kemi m bështetjen e tyre. Në këtë çështje jemi në tryezë. Në fund fare, falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008-ës, dhe që po provohen më të vlefshme për ecurinë e vendit, janë 71 votat në parlament dhe Shqipëria do të ketë një President normal.