“Do presim 24 orë para se ta bëjmë ‘tym’!”/ Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse preken serbët në Veri…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka dhënë ultimatum NATO-s se nëse serbët e veriut të Kosovës prekën dhe nëse NATO nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb.

Kështu raportohet t’i ketë thënë Vuçiç, Sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

President Vučić visits the 15th tank battalion of the ground troops First  Brigade | The President of the Republic of Serbia

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”,- ka deklaruar ai për televizionin “Pink TV”.

Vuçiç ka deklaruar se, Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.

Vucic: Donation of Russian battle tanks significant progress for Army

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”,- ka shtuar ai.

Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi të hënën e kaluar, makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Vozila BRDM-2MS značajno pojačanje izviđačkim jedinicama Vojske Srbije -  Radio televizija Pančevo

Këto targa të përkohshme vendosen në xhamat para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Kjo ka shkaktuar dhe revoltën nga serbët të cilët për ditë me radhë kanë kundërshtuar vendimin e marrë.

tanks Archives | Warsaw Institute

Serbia Seeks More Warplanes Amid Balkan Tensions

Serbia to get Russian-made Mi-35 and Mi-17 military transport helicopters  in early 2020 - World - TASS

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *