Në projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar propozohet që norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor të bëhet 0% nga 6% që është aktualisht.
“Në rast se ti i heq 6% TVSH dhe ti lë 20% shitjen me TVSH te prodhimi pa i barazuar TVSH-në atëherë je i detyruar të rrisësh çmimin, ndoshta të pakësosh dhe çmimin e qumështit. Kjo bën që të mos ketë interes për blegtorinë. Kjo paketë fiskale nuk e ndihmon blegtorin, sepse blegtori merr pagesën nga përpunuesi i qumështit dhe për pasojë përpunuesi i qumështit duke pas këtë pagesë do të ulë çmimin e qumështit që blen tek blegtori, ose do të rrisë çmimin final”.
Në paketën e re fiskale gjithashtu parashikohet një taksë e re prej 100 Lekësh për çdo kilogram të qumështit pluhur. Sipas Nazif Tivarit, taksa e re do të nxisë industrinë të blejë qumështin e blegtorëve shqiptar, ndërsa konsumatori do të ushqehet me prodhime blegtorale cilësore.
“Rritja e akcizës për qumështin pluhur është për tu përshëndetur. Ne duhet të blejmë prodhimet tona, të hamë produkte shqiptare dhe cilësore”.
/Burimi: Top Channel/