Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Donaldi njihet për shpirtin e tij humoristik dhe që jo pak herë pëlqen të krijojë lojëra apo rrengje për banorët.
Mbrëmjen e djeshme, aktori i humorit ka vendosur të thurë një rreng për të trembur Monikën. Ai zgjodhi që bashkëpunëtore të kishte Beniadën, e cila kishte një mision nga “Vëllai i Madh”, pak a shumë siç mendonte Donaldi të trembte aktoren e njohur.
Tek lavanderia, modelja seksi do të bënte sikur gjoja kishte një gjel duke i lëvizur, ndërsa Donaldi do të fshihej poshtë kolltukut.
Reagimi i Monikës ka qenë shumë spontan duke ulëritur e frikësuar ku solli edhe shumë të qeshura mes tyre.