“Do ta mbajmë dorën shtrirë”, Rama i dërgon ftesën e radhës PD-së

Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë sërish dorën për bashkëpunim Partisë Demokratike. Teksa tha se kanë një plan shumë ambicioz për këtë mandat, Rama i mëshoi faktit se do ta presin PD-në deri kur të rivendos lidhjen me realitetin. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk kanë marrë mandat për të luftuar me PD-në, por për të çuar përpara punë të mëdha.

“Kemi një plan shumë ambiciz. Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD-në, por për të çuar deri në fund punë të mëdha, do ta presim PD-në deri kur të rivendosë lidhjen me realitetin. Por jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët. Do ta mbajmë të shtrirë dorën, dhe nuk do lëmë rast pa ua treguar me vepra se kjo është dekada. Nuk do të thotë që do ti kthejmë arenën debatit politik, do të vazhdojmë punën për të cilën shqiptarët na zgjodhën ne. Do të përkushtohemi që të afrojmë sa më shumë talente të reja”, është shprehur Rama.

Në fjalën e tij para grupit të deputetëve të zgjedhur të PS, Rama tha se 4 vjeçari i ardhshëm, do të jetë shumë ndryshe në marrëdhënien me PD-në.

“Mesazhi im i dytë është për të gjithë ju këtu, jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike dhe për të çuar këtë frymë në të gjithë PS-në. Në aspektin me marrëdhënien me PD-në, ky mandat i tretë nuk do t’i ngjajë në asnjë mënyrë dy të parëve. Sado që ata të mos e pranojnë rezultatin. Shqipëria na ka dhënë besimin e madh dhe mbështetjen e plot për ta udhëhequr, dhe ne do ta bëjmë pa u marrë me politikën banale të përditshme. Ne nuk kemi më një mandat për të luftuar me PD-në, por për të çuar në fund punët e mëdha që kemi nisur dhe për të nisur punët e mëdha që duhen çuar në fund. Pa u lodhur, pa e humbur durimin dhe toruan. Do ta tregojmë me sjellje dhe me vepra që për ne kjo është dekada kur duhet çuar sa më në majë Shqipëria. Sharjeve të tyre ne do t’i përgjigjemi me idetë tona. Kritikave të tyre ne do t’i përgjigjemi me mendje të hapur. Baltës dhe sherrit të padobishëm, ne do t’i kthejmë faqen tjetër”, tha Rama.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *