“Do ta nxjerrim ndeshjen aty ku duam”/ Troisi: Askush nuk e ndal Flamurtarin

Flamurtari as e mendon blofin në Lushnjë. Luajnë në transfertë, por misioni “Superiore” ua ndalon zyrtarisht gabimet. Këtë e thotë edhe Marcelo Troisi, gjatë një deklarate. Sikletet shtohen para këtij 90-minutëshi, e megjithatë trajneri i ka gjetur zgjidhjen. Veç Andi Ribajt dhe Reinaldo Mukojt, është shtuar edhe një tjetër mungesë në sulm.

Bëhet fjalë për Xhonatan Fausto Silvera da Silva, i cili është dëmtuar. Edhe pse nuk ka vend për panik, mjekët nuk duan që ta rrezikojnë. Autori i dy golave është zyrtarisht i padisponueshëm, e megjithatë pritet që ta zëvendësojë Erik Flores. Braziliani pritet që ta nis si titullar sot dhe “sytë” do të jenë që të gjitha tek ai.

MISIONI

Numri një i pankinës së kuqezinjve e vlerëson të vështirë transfertën e kësaj jave, por beson te vazhdimësia. Ai e sheh edhe këtë ndeshje si provë force.

“Me Lushnjën është një ndeshje e vështirë. Luajmë në transfertë në fund të fundit, ndaj e kemi marrë seriozisht. Por, do të kërkojmë vazhdimësinë. Pas rezultateve pozitive që kemi marrë, nuk do të ndalemi. Duam të realizojmë objektivin që kemi dhe kjo është rruga e vetme që kemi. Shkojmë me respektin maksimal për kundërshtarin dhe për të bërë më të mirën tonë. E dimë se nëse duam të ngjitemi në Superiore, duhet ta fitojmë. Nuk na falet asnjë gabim dhe se këtë gjë e dimë mjaft mirë. Nuk ka ekipe të lehta më, ndaj duhet që të bëjmë lojën tonë më të mirë. Nëse kemi angazhim dhe seriozitet nga minuta e parë dhe deri në fund, do ta nxjerrë ndeshjen ashtu sikundër ne duam”,-shprehet fillimisht Troisi.

RRITJA Brazilian i stolit të Flamurtarit, ndalet edhe te situata në skuadër. Ai thekson se, skuadra po ndryshon nga dita në ditë dhe se është i kënaqur nga performanca e lojtarëve.

“Flamurtari po ndryshon nga dita në ditë. Qëllim kemi që të rritemi sa më shumë. Ekipi po ndryshon dhe më pëlqen reagimi i skuadrës. Tani na mbetet të bëjmë më të mirën për të arritur objektivin”,- përfundon Troisi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *