Një dhunë e paparë që as ardhja e policisë nuk ishte në gjendje ta ndalonte. Në orën 21:15 të mbrëmjes, një grua rreth të 30-tave njofton policinë dhe denoncon dhunën e vazhdueshme të bashkëshortit të saj. 36-vjeçari shqiptar që jetonte në Itali, është arrestuar dje nga policia. Çifti shqiptar jetonin ilegalisht në Rimini të Italisë.
Gruaja, ka rrëfyer në polici se bashkëshorti i saj shqiptari ishte i dhunshëm me të edhe fëmijët. Ky pretendim është konfirmuar dhe nga fqinjët, të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë. Por si duket as prania e policisë nuk e ndaloi 36-vjeçarin të përpiqej të godiste me thikë gruan e tij. Teksa policia po e shoqëronte në komisariat, shqiptari u kthye dhe u përpoq të godiste me thikë gruan, ndërsa bërtiste në shqip, “unë do të djeg të gjallë”.
Gruaja e tij u shpreh se ai çdo natë e kalonte jashtë në shoqërinë e femrave të tjera dhe konsumonte lëndë narkotike. Në momentin e arrestimit atij i’u gjetën 5 gram hashash dhe 1 gramë marijuana. Mbi të rëndojnë tre akuza “kundërshtim i forcave policore”, “posedim lëndësh narkotike” dhe “dhunë në familje”.