Kryebashkiaku, Erion Veliaj është ftuar sot në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për buxhetin për bashkitë.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se do t’i propozojë qeverisë që të heqin TVSH-në për biletën e urbaneve. Ndër të tjera ai tha se do të rimbursohet akciza e naftës.
“Drama tipike shqiptare e dhe të shoqatave, duhet të mbarojë. Është hera e fundit që vijmë si dy shoqata, pasi herë tjetër do të vijmë bashkë. Unë ju kam mundur dy herë, ju mund edhe prapë. Sot erdha të zgjidhim ca halle. Transporti publik u gjet i privatizuar në 2015. Nuk kishim mundësi që të influenconim. Sot jetojmë në një situatë që tregu i naftës është ky që është. Ne kërkojmë që ai vullneti i qeverisë të tregohet në parlament për akcizën e naftës. Një propozim që kemi është që të heqim TVSH-në e biletës.”, tha Veliaj.
/Priza.al/