Lulzim Basha do të rikthehet në krye të Partisë Demokratike më 30 qershor. Kështu është shprehur Ervin Salianji.
“Ka një privatizim të PD-së së vulës. Do të jemi prapë këtu dhe do ta shohim si do të tretet bashkë me ish-kryetarin kur ai të kthehet në krye të asaj partie. Do të kthehet dhe do të tretet bashkë me ata. Është e qartë që do të ketë një proces në 15 maj, në 30 qershor do të kthehet” – tha Salianji.
Salianji vijoi duke thënë se ka një kategori politikanësh që në politikë i kanë marrë të gjitha qyl. Po ashtu nuk kurseu akuzat për Enkelejd Alibeajn, i cili sipas Salianjit, promovon më shumë Edi Ramën se opozitën për zgjedhjet e 14 majit.
“Nuk merren as godinat, as qytetarët, as vulat, duke u qurravitur. Merren vetëm me betejën politike. Betejat politike bëhen duke fituar mbështetjen e qytetarëve. Për të rrëzuar Edi Ramën, thotë ky zotëria, votoni Ramën. Kjo është logjika e të gjithë fushatës. Çfarë e pengon që të thotë votoni kandidatët e opozitës.
Unë kam këtë ndasi të caktuar me këtë zotërinë, edhe unë po themi, por çfarë e pengon që të thotë votoni kandidatët e partisë, e opozitës, për të bërë të mundur ndryshimin. Mirë aty ku kanë, po aty ku nuk kanë. Këtu ka diçka që kërcet dhe nuk bën sens politik. Nuk është çështje vulash dhe godinash, është çështje e vullnetit të qytetarëve. Do ta shihni në rezultatin e zgjedhjeve. Votat e kandidatëve janë votat politike që do të marrë secila prej palëve”- tha Salianji./TopTalk