“Do të kemi një sekretariat të përbashkët”, Kurti flet në takimin me Ramën: Do të punojmë së bashku që…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, se në gjysmën e dytë të Nëntorit parashikohet një mbledhje e dy qeverive në Tiranë.

Kurti njoftoi ngritjen e një sekretariati që do të koordinojë punën mes dy vendeve, në krye të të cilit do të qëndrojë Gentian Sala, që sipas kryeministrit të Kosovës ka edhe dy pasaportat e vendeve respektive.

Të nderuar gazetarë, zonja dhe zotërinj, unë jam shumë i nderuar dhe i gëzuar me vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, duke i uruar seuksese në mandatin e ti. Mandatet e reja qeverisëse i kemi marrë në kohë të vështira dhe me plot sfida, që për tejkalimin e të cilave do të bashkëpunojmë së bashku.
Dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të rritur bashkëpunimin, për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie, për të dy anët e kufirit, dhe për rajonin. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik që mallrat të lëvizin sa më lirshëm.

Ne jo vetëm që e njohim mirë njëri tjetrin , por kemi edhe besim mes nesh, e shohim si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin dhe koordinimin gjithandej. Nga viti 2014 janë mbajtur 6 mbledhje të përbashkëta qeverie, ku janë nënshkruar 150 marrëveshje, do të kemi mbledhje të përbashkët qeverie, në gjysmën e dytë të muajit Nëntor. Do të kemi një sekretariat të përbashkët që do të drejtohet nga Gentian Sala”, tha Kurti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *