Do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, Osmani për mungesën e vizave për kosovarët: Padrejtësi e madhe!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në intervistë për median holandeze NRC, ka folur për pjesëmarrjen e saj në Samitin e BE-së në Bruksel që fillon punimet sot dhe nesër. Në fakt të enjten, në këtë Samit, do të flitet për Ballkanin perëndimor e ku pritjet janë që do të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë. Osmani tha se do të marrë pjesë por nuk ka shpresa apo pritje të mëdha.

“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha ajo.

Ndër të tjera Osmani ka theksuar se mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët është një padrejtësi e madhe, duke përmendur kështu edhe shtetet që e kanë fituar këtë të drejtë para Kosovës.

“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë, e vetmja kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel. Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, tha ndër të tjera Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *