“Do të përgjigjeni personalisht”, Çuçi paralajmëron policët: Zero tolerancë për muzikën përtej orarit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mbledhur drejtuesit e policisë nëpër zona bregdetare, për shkak të muzikës së lartë.
Gjatë takimit të tij me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ministri është ndalur tek respektimi i orarit të lejuar të muzikës në lokalet e natës, baret apo restorantet. Ai kërkoi zbatimin rigoroz të ligjit pa asnjë përjashtim për të gjithë subjektet.

“Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar.
Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 11 të natës gjatë javës dhe pas orës 12 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.

Çuçi foli edhe lidhur me skafet apo motorat e ujit që përdoren përgjatë bregut nga pushuesit, Ministri i Brendshëm kërkoi nga Policia e Shtetit reagim të menjëhershëm dhe pa asnjë tolerim ndaj kujtdo që shkel kordonët e sigurisë në plazh dhe rrezikon pushuesit.

“Vëmendje maksimale edhe në këtë pikë. Zero tolerancë për këto që bën akrobaci me motorë uji, që kapërcen kufizimet dhe rrezikon njerëzit. Këto s’kanë lidhje me turizmin që duam të zhvillojmë ne”, është shprehur ministri Çuçi.

Është mirë që ka pasur një prezencë të shtuar të policisë së rendit, por në këtë pikëpamje është vënë re një prezencë më shumë se ca është e domosdoshme në sytë e pushuesve.
Afër plazheve nuk duhet të jemi në atë masë sa pushuesit t’i bezdise prania e policisë. Sepse kur vjen puna te zonat afër bregut policia është shumë më e tërhequr. Ky është një ekuilibër që nuk normohet, ju takon juve ta vendosni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *