Kryeministri Edi Rama, deklaroi se paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar.
Gjatë fjalës së tij në Gjirokastër, Rama tha se do të rritet buxheti 2 herë më shumë seç ishte në 2013-tën. Ai ka theksuar se për shkak të luftës bota po shkon shumë keq, ndërsa thekson se pavarësisht situatës Shqipëria po shkon mirë duke iu drejtuar punonjësve të hotelerisë “Të gjithë ju keni punë, keni më shumë punë se çfarë kishit”.
“Duhet ta rrisim më shumë pagën minimale, është koha për të menduar për punonjësit. Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të mendojmë edhe për ata që ikin është koha për t’i kthyer por, si mund të kthehen kur shohin sa është paga minimale. Duhet të rrisim pagat e shërbëtorëve e shtetit. Në 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar këtë situatë. Do të kemi buxhetin dyfish të 2013. Për fat të keq bota po shkon keq e më keq për shkak të konfliktit. Por, Shqipëria pavarësisht situatës po shkon mirë. Të gjithë ju keni punë, keni më shumë punë se çfarë kishit. Pra gjërat po shkojnë më mirë. Patjetër që duhet të shkojnë më mirë. Kemi vendosur bonus të ri për rijetëzimin e shtëpive. Ne do të vendosim masën për ata që mbajnë shtëpinë e vjetër peng. Nuk mund të vazhdojë të mbajë. Nuk mund ta mbash shtëpinë peng e të thuash jo nuk e hap. Do të gjejmë një sistem të jetë më detyrues. Do të stimulojmë më shumë artizanatin dhe të kemi më shumë gjëra autentike”, tha Rama.