Do të takohet me Berishën? Glover jep “PO”: E lumtur të takoj çdo të përfshirë në zgjedhje

E pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover tha se është e gatshme të takohet me këdo që është i përfshirë në procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”- u përgjigj Glover.

Glover theksoi se do të ndjekin me kujdes shkeljet e Kodit Zgjedhor nga kandidatët për kryebashkiakë.  “Në një raport që erdhi para se të vinte misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve është evidentuar kjo fushë si një fushat me më rëndësi. Dhe ne do i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit të kësaj pjese”, u shpreh ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *