Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk ‘A Haber’ tregon bisedën mes ekipit të kërkim-shpëtimit në qytetin Adana të Turqisë dhe një fëmije, i cili u nxorr nga rrënojat i plagosur.
“Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim-shpëtimit djalit.
“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj.
A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd,” i thotë djalit të vogël punonjësi që i qëndroi pranë në momentet e vështira.
"Buradan çıkalım çikolatan benden"#Adana'da Yurt Mahallesi'nde yıkılan binanın enkazından bir çocuk yaralı olarak çıkarıldı.
O anlarda #UMKE ekipleri ile çocuk arasında geçen diyalog ise duygulandırdı.#deprem #Kahramanmaraş pic.twitter.com/bzHFXD9Iqu
— A Haber (@ahaber) February 6, 2023