“Do të të vras nëse nuk kthehesh me mua”, si e kërcënoi shqiptari italianen shtatzënë!

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Vanessa Ballan, 27-vjeçares shtëtzënë, e cila u godit disa herë me thikë në fshtin e saj Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos.

Bujar Fandaj, 41-vjeçari kosovar i arrestuar për krimin, jo vetëm që nuk pranoi përfundimin e marrëdhënies me viktimën, por edhe e kërcënoi gruan për një vit.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”, janë mesazhet që shqiptari i kishte drguar Vanessës. Sipas medieve italiane, viktima kishte pasur një lidhje një-vjeçare me Fandajn, të cilës vendosi t’i jepte fund dhe në tetor e denoncoi për kërcënime dhe përndjekje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *