Jo vetëm brenda “Për’puthen”, por edhe jashtë saj, konkurrentët janë përballur me sherre e deri në kërcënime. Bukuroshja Ana Kauri, e cila u largua nga emisioni pa gjetur patnerin e jetës së saj, ka rrëfyer si rrallë herë se jeta e saj nuk ka qënë aq e lehtë. Ajo është përballur me kërcënime të shumta, situata të tilla të cilat ka ditur ti mirëmenaxhojë.
E ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, Ana është rrëfyer për herë të parë se çfarë i ka ndodhur gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”.
View this post on Instagram
“Kanë qenë kërcënime në Instagram të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti. Ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh. Ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…”, tha Ana.
View this post on Instagram
Ana, në puntatën e saj të fundit në “Për’puthen” u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim, por refuzoi takimet me të. Ajo i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni, dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë. Por ky i fundit e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj.