Shumë udhëtarë kanë hasur probleme me kohën e plotësimit të formularit PLF, i domosdoshëm për të udhëtuar në Itali dhe Greqi. Për të orientuar udhëtarët, aeroporti i Tiranës, ka ndarë disa këshilla, duke kujtuar të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë drejt Greqisë apo Italisë që të plotësojnë një formular.
Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport, Italisë?? dhe Greqisë??, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
Linku për formularin drejtë Greqisë:https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të: – Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar. Për të gjithë pasagjerët e që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: Test COVID, ose Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë) Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit. Faleminderit për mirëkuptimin.
/Priza.al/